Si te fitosh leke ne Shqiperi
- Redi Bayraktar
- Apr 28, 2019
- 3 min read
Para se t'ju tregoj disa menyra efikase se si te fitoni leke ne Shqiperi, me pare do ju paraqes gjendjen aktuale ne Shqiperi.

Si fillim, Shqiperia eshte nje vend i vogel ne gadishullin e Ballkanit, ne juglindjen e Europes. Me nje popullsi teper te vogel prej 2.9 milion banore prej vitesh ka kerkuar ngritjen ekonomike te shtetit, por prej disa arsyesh politike kane ngadalesuar zhvillimin ekonomik.
Sikur te mos mjaftonin keto probleme, se fundmi per shkaqe ekonomike shume te rinj nga Shqiperia kane lene atdheun e tyre per nje jetese me te mire ne vendet perendimore te Europes. Keshtu nje situate e veshtire po ndodh brenda territoreve shqiptare dhe qeveria po perpiqet qe te reduktoje sa me shume largimin e rinise.
Ne Shqiperi kemi nje perqindje te larte te papunesise, 12.7% megjithese vitet e fundit ka rene ndjeshem. Por, perseri jetesa ne Shqiperi eshte mjaft e veshtire dhe ne kushte jo fort te mira. Njerezit ne pergjithesi jane te pakenaqur me te ardhurat e tyre. Ata kerkojne vende me te mira pune ,kushte me te mira si dhe nje rroge akoma te larte.

Ne kete artikull une do ju tregoj disa menyra te mira per te fituar "leke" edhe ne Shqiperi. Prandaj lexojini te gjitha me kujdes!
1. Me mire dy pune the thjeshta se nje pune e rende

Nese je nje student dhe ke nevoje per te punuar gjate veres ose nje i ri i cili ka mbaruar shkollen dhe po kerkon pune, ja nje menyre teper efikase.
Ne vend qe te futesh ne nje pune (private), ku mund te te shfrytezojne mire dhe te punosh me orare te zgjatura, me mire puno ne dy pune te ndryshme te thjeshta te cilat mund t'i besh me kohe te pjesshme.
P.sh per studentet do te rekomandoja qe te punonin ne pune si kamarjer/e apo ne Call Center. Eshte nje strategji produktive e cila do ju krijoje disa te ardhura te mira per muajt e veres, apo jo?
2. Programo

Kohet e fundit ne Shqiperi te gjitha bizneset po krijojne tregun e tyre online dhe per kete iu nevojitet nje rrjet online si rrjetet sociale apo edhe faqet e internetit. Per kete te fundit atyre iu nevojitet dikush per t'i ndertuar. Pra, ne vend qe te rrish kot, ulu dhe ke pafund tutoriale per programim dhe keshtu kthehesh ne nje Web Designer dhe pse jo, nxjerr disa te ardhura te mira nga kjo pune.
3. Behu Blogger

Bloggerat jane kthyer ne nje trend kohet e fundit. Madje edhe ne Shqiperi ky trend eshte perhapur gjeresisht. Ne internet mund te gjesh shume bloggera shqiptare te cilet idete dhe mendimet e tyre apo pasionin e tyre e kthejne ne nje biznes.
Per t'u bere nje blogger ajo cfare te nevojitet eshte thjesht nje platforme ku mund te blesh faqen. Pastaj te duhet aftesia per te shkruajtur si edhe ajo cka eshte me e rendesishme, durimi.
Fillimi eshte shume i veshtire per kedo, por nese ti perkushtohesh fort per kete pune dhe nuk dorezohesh rezultatet do te vijne me vone vete dhe kjo eshte e sigurt!
4. Behu Affiliater

Affiliate eshte nje menyre e cila po perdoret nga shume kompani te ndryshme ne menyre qe te terheqin sa me shume kliente. Affiliate do te thote qe ti je nje ndermjetes i cili siguron shitjen e produkteve te kompanive. Online Affiliate eshte kur ti ke nje link personal i cili nese perdoret nga klientet te cilet blen produkte ti merr nje perqindje te fitimit.
Ajo cfare duhet te besh eshte thjesht te tregosh ate linkun njerezve, kaq. Nje pune e lehte sa kjo me nje fitim teper te arsyeshem ja vlen qe c'ke me te!
Keto ishin disa menyra se si mund te fitosh para edhe ne Shqiperi. Thjesht, paster dhe pa gabime ;)
/Scorpion
Commentaires